Një jetë e shëndetshme, ja për sa orë gjumë keni nevojë

18
Kliko per me shume info

UntitledStudime të shumta janë përpjekur të na tregojnë se për sa orë gjumë kemi nevojë që ta mirëmbajmë shëndetin e mirë, dhe disa njerëz thonë se edhe vetëm tri orë gjumë brenda nate mjaftojnë.
Sidoqoftë, një studim i fundit i kryer në Holandë ka vëzhguar lidhjen mes kohëzgjatjes së gjumit, ndjeshmërisë së insulinës dhe potencialit për zhvillimin e diabetit edhe sëmundjeve të zemrës.
Rezultatet e këtij studimi tregojnë se shtatë orë gjumë të shpenzuara në gjumë të thellë mjaftojnë për të mirëmbajtur nivelet e arsyeshme të prodhimit të insulinës dhe glukozës.
Të fjeturit më pak se shtatë orë është dëshmuar se e pengon metabolizmin e glukozës te meshkujt dhe te femrat.
Niveli stabil i glukozës kontribuon në kontrollimin e peshës dhe, nëse pengohet, shpin në fitimin e peshës. /Telegrafi/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here