Nishani paralajmëron për kanabisin: Do mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Bujar-Nishani-1Presidenti Bujar Nishani deklaroi se do të mbledh Këshillin e Sigurisë sa i takon situatës së krijuar nga kanabisi në vend.

Kreu i Shtetit deklaroi para gazetarëve gjatë një takimi në Universitetin ‘Liugj Gurakuqi’ në Shkodër se kanabisi sjell krim dhe largon qytetarin nga rruga e pastër.
“Kanabisi sjell krim, largon qytetarin nga rruga e pastër. Ka padrejtësi në sistemin e drejtësisë. Krimi nuk lindi dje e sot, por po ecën me përparësi. Krimi i organizuar në politikë, ekonomi e media. Dekurajim kur ngrihet në hierarki krimi i organizuar”, tha Nishani.

Ndër të tjera ai pohoi se është krijuar një rreth që mbyt Shqipërinë ngadalë. “Nëse krimi bëhet institucion ka probleme të mëdha. Nuk lindi dje dhe as sot por po ecën me përparësi”, theksoi ai./BalkanWeb/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Sali-Berisha-2-300x218

Berisha: Putin do të takojë Ramën nëse i plotëson “disa gjëra të vogla”!

Ish kryeministri Berisha ka komentuar sot deklaratën e kryeministrit Rama, i cili ...