Nishani i ‘vë’ kushte qeverisë: Të mbajë zgjedhje të lira në 2017 dhe të luftojë drogën

nishani-28nentorPresidenti Bujar Nishani, ka theksuar se për Shqipërinë tashmë rruga e vetme është integrimi i saj në Bashkimin Europian.

Por, sipas kreut të shtetit, kjo gjë nuk mund të jetë e mundur nëse nuk përmbushen dy detyra madhore, siç është ajo e zgjedhjeve të lira në vitin 2017 dhe lufta kundër kultivimit të drogës.

Kliko per me shume info

Pas deklaratave të ndërkombëtarëve, që kanë kushtëzuar çeljen e negociatave me plotësimin e 5 prioriteteve nga ana Shqipërisë, duket se me anë të këtij qëndrimi edhe Nishani, në mënyrë indirekte i ka vënë kushte qeverisë.

LEXO EDHE:  Falimentimi i "Gulf", Bes Lallaku reagon për herë të parë: Kepërdorën imazhin tim

“Hapja sa më parë e negociatave të anëtarësimit do të jetë hapi tjetër cilësor. Ajo që mbetet pjesa thelbësore e këtij procesi është angazhimi dhe përkushtimi në përmbushje të standardeve të kërkuara. Periudha në vijim është një periudhë me dy prioritete; zgjedhjet e lira dhe lirimi i vendit nga kanabisi, kjo murtajë që rrezikon të sotmen dhe të nesërme, ne dhe fëmijët tanë, demokracinë dhe integrimin.

LEXO EDHE:  Makina përplas motoçikletën, në gjendje të rëndë 64-vjeçari

I ftoj të gjitha palët politike që sa më shpejt të bëjnë reformën zgjedhore. Vendi e ka të pamundur të ballafaqohet me zgjedhje të cënuara dhe kontestuara. Shpreh besimin se Shqipëria dhe institucionet do të dinë të ngrihen në lartësinë e sfidave të bashkëkohësisë. Gëzuar festën e Pavarësisë. Rroftë flamuri kuqezi, Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë. Gëzuar”, u Nishani.

LEXO EDHE:  Kërcënohet me armë përfaqësuesi i Partisë Demokratike

Këto deklarata, kreu i shteti i bëri në një ceremoni pritje në pallatin e Brigadave me rastin e 104-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here