Nishani kërkon ligj: Të shpallen të pafajshëm të dënuarit nga regjimi komunist

Kliko per me shume info

nishani16Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar 38 martirët e Kishës Katolike. Gjatë këtij aktiviteti Presidenti tha se e ndjente të nevojshme t’u kërkonte falje familjarëve në emër të shtetit shqiptar, duke kërkuar hartimin e një ligji të posaçëm nga Parlamenti që ngarkon Ministrinë e Drejtësisë për të rigjykuar të gjitha rastet e dënuar nga diktatura.

“Propozoj sonte që Parlamenti shqiptar të hartojë një ligj të posaçëm për Gjykatën Speciale, duke ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë për të iniciuar procesin e vonuar dhe të domosdoshëm të rigjykimit me kërkesë të dhënies së pafajësisë, duke nga këta 38 martirë si një masë e domosdoshme, si dallimi esencial të lirisë nga tirania, si reflektim i shoqërisë mbi të mirën dhe të keqen , si ndarjen e saj me të kaluarën duke shëruar plagët e saj” tha presidenti Nishani.

SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here