“Niko Peleshi na ka dhënë 25 euro për të votuar kandidatin e majtë”
Është bërë denoncimi i parë publik për shit-blerje votash në Bashkinë e Kolonjës. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, një qytetare thotë se i kanë ofruar 25 euro që të votojë për kandidatin e majtë, Ilia Stefo.
Në video përmendet dhe emri i zv.kryeministrit Niko Peleshi, duke thënë se paratë janë ofruar prej tij.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërkohë, kandidati i majtë, Ilia Stefo ka reaguar për videon duke e quajtur “qesharake”. “Komisioneri i PD vetë pyet, vete përgjigjet. Keqardhje për justifikimet donkishoteske të humbjes së merituar”, shkruan ai.