Niko Rosberg, kampioni i ri i botës në “Formula 1”

rosbergNiko Rosberg është kampioni i ri i botës në Formulën 1. Piloti gjerman i “Mercedesit” e mbylli Çmimin e Madh të Abu Dabit, garën e fundit sezonale, në vendin e dytë, gjë që i mjaftoi për të lënë pas në renditjen përfundimtare shokun e tij të skuadrës, Leuis Hamilton, i cili ngushëllohet me mbylljen me triumf të sezonit.

Në spektaklin e garës së fundit, Hamilton ndoshta provoi fitoren më të hidhur të karrierës. Kjo pasi suksesi nuk i mjaftoi për të ruajtur titullin e fituar një vit më parë. Një garë e mirë edhe për Sebastian Vetel me “Ferrari”, i cili u rendit në vendin e tretë dhe për herë të parë këtë sezon provoi të ‘ngacmonte’ makinat “Mercedes” deri në metrat e fundit. tch

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gjobitet Crvena Zvezda, tifozët serbë nxorrën banderole kundër Kosovës

Tifozët serbë nuk ndalen në shfaqjet nëpër stadium me banderolat kundër Kosovës ...