“Nike” befason me produktin më të ri, “atlete e zgjuar”

nikeeFansat e kanë pritur me padurim hedhjen në treg të atleteve “Nike” që lidhen vet. Por ato nuk kanë për të qenë të lira. Kompania e njohur amerikane njoftoi se, këpuca e re sportive “HyperAdapt 1.0” do të kushtojë plot 720 dollarë.

Dy dyqane të “Nike”-ut do të mbushin raftet e tyre me produktin e ri më 1 dhjetor. Klientët do të mund të rezervojnë paraprakisht për t’i provuar në këmbë atletet e rralla, ose të presin më vonë, kur ato të shiten edhe nëpër dyqanet e tjera apo përmes aplikacionit “Nike+”.

Si fillim, i disponueshëm do të jetë varianti i atletes së mbizotëruar nga ngjyra e zezë, me tapë të bardhë dhe lidhëse të zeza, gri e të bardha, ndërsa nga mesi i dhjetorit duhet të dalë edhe versioni i grisë me shkëlqim (metalizato).

“Nike HyperAdapt” është këpuca e parë sportive e kësaj kompanie me lidhëse që lirohen e shtrëngohen vet, e cila mbërrin te publiku i gjerë. Ajo ndryshon nga “Nike Mag”, një kopje e atleteve me lidhëse që lidhen vet të mbajtura nga Marty McFly, në filmin “Kthim në të ardhmen”.

Vetëm 89 palë “Nike Mag” ranë në duart e adhuruesve përmes një lotarie të organizuar enkas për ta. “HyperAdapt” do të jenë mjaft të lehta, ndërsa mekanizmi i tyre i lidhëseve funksionon pak a shumë si tokëza automatike.

“Kur vendos këmbën në to, thembra prek një sensor që aktivizon të gjithë sistemin e lidhjes. Anash ka dy butonë për shtrëngimin ose lirimin e lidhëseve. Ato mund të shtypen derisa lidhja të jetë perfekte”, shpjegon ideatorja Tiffany Beers.

Drita që ndizet në pjesën e poshtme të atletes është tregues i gjendjes së baterisë së këpucës, që zgjat për gati dy javë./tch

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

karikues-iphone

Kujdes! Ja cfarë rreziku sjellin karikuesit e falsifikuar

Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar përdoruesit për rreziqet potenciale që vijnë nga karikuesit ...