Spartak Ngjela: Berisha kërkon ndihmë në Athinë për t’i shpëtuar burgut

ngjela14Avokati i njohur i politikes, Spartak Ngjela ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha për shitje të interesit kombëtar. Në një postim në FB, Ngjela thotë se Sali Berisha po bën të njëjtën gjë që bëri Esat Pashë Toptani, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha.

Për Berishën, avokat Ngjela thotë se “kërkon të shpëtojë burgun e abuzimeve të tij dhe të taborit të tij familiar, duke kërkuan ndihme në Athinë”

Postimi i Spartak Ngjelës në FB

Kur do te vijë ajo kohë kur Shqipëria do të shpëtojnë nga shtija që u bëjnë liderët politikë interesave të saj.
Kjo kohë tani ka ardhur.
Por, historikisht, shitja e interesit kombëtar shqiptar ka qenë fatkeqësia shqiptare, sepse, fqinjët, pasi pushtuan territoret shqiptare, vazhdimisht kanë blerë lidërshipet politikë në Shqiperi. I pari e bëri këtë manovër Esat Pashë Toptani. Pas tij Ahmet Zogu bëri të njëjtën gjë me Beogradin. Enver Hoxha po me Beogradin u lidh për të siguruar ardhjen e tij në pushtet. Te gjithë kundër interesit shqiptar në Ballkan.
Pas tyre, të njëjtën gjë bëri dhe po bën Sali Berisha. Ky duket të jetë me i pështiri: kërkon të shpëtojë burgun e abuzimeve të tij dhe të taborit të tij familiar, duke kërkuan ndihme në Athinë. Ka shitur territor shqiptar dhe po kërkon ndihme: “ja ku jam, – thotë – i gjithi juaji. Si islamik apo dhe si shërbyes çfarëdolloj, si te doni ju. Vetëm të shpëtoj pasurinë e vjedhur dhe “mbarevajtjen” time si i pandëshkuar, se ju jap gjithçka”.
Por këtij banditi i ka ardhur fundi. Nuk shpëton dot. E ke kohën kundër, Sali, do t’i pagush të gjitha krimet që ke bërë kundër shqiptarëve! Nuk ke me çfarë të shesësh.
Çfarë përfaqëson realisht kjo kohë?
Eshte historia e Shqipërisë që nuk e pranon më shitësin e interesit kombëtar. Nuk ka më as Beograd, as Athine dhe as Moskë që të mbajë në këmbë tradhtinë shqiptare kundër shqiptarëve. Nuk ka më kthim mbrapa: korrupsioni shqiptar do të goditet ashpër nga Reforma shqiptaro-amerikane. Venecia e vendosi Vetingun shqiptar si të paprekur.
Reforma tani do të jetë edhe më e thellë dhe interesi shqiptaro-amerikan në Ballkan pritet të jetë edhe më i konsoliduar. E vetmja shpresë e hajdutëve është që të mos kenë më asnjë shpresë.
Brenda muajit janar largohen 200 gjyqtarët dhe prokurorët e parë të korrupsionit shqiptar. Në muajin shkurt do të mbyllet harku i goditjes së parë antikorrupsion në sferat e larta të politikës shqiptare.
Asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë në politikën amerikane për vendosjen e moralitetit në politikën drejtuese në Shqipëri. Kthimi i politikës amerikane dhe europiano-perëndimore te politika austrohungareze e vitit 1912-1913, si e mbështetur te bota shqiptare në Ballkan, është domosdoshmëri historike për zhvillimin e qytetërimit perëndimor.
Antikorrupsioni shqiptar dhe krijimi i demokracisë reale shqiptare, do të jetë angazhimi serioz i politikës peremdimore në Shqiperi.
Demokraci shqiptare dhe treg i lirë shqiptar në Ballkan: kjo është filozofia e politikës së re perëndimore për ngritjen e botës shqiptare në Ballkan, në të vërtetën historike që iu është mohuar padrejtësisht shqiptarëve. Kjo është pikëmbështetja e interesit shqiptaro-amerikan dhe perëndimor në këtë periudhë historike. Kjo lloj politike nuk mund të ndryshojë dot as për 40 vjet.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. kur do vije ajo DITE E BEKUAR qe KRYEKRIMINELI dhe KRYEHORRI sali te paguaj haracin qe i takon? Ai QEN E BIR QENI jo vetem qe i ka shitur interesai e kombit tone, po edhe i ka vrare e sakatuar shqiptaret. Lehjet ne parlament duken si grahmat e fundit te bishes qe po jep shpirt…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Vettingu”, Donald Lu e Vlahutin zbarkojnë në zyrën e Ilir Metës

Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Vlahutin janë takuar ...