Ngjarje tragjike në Itali, ja kush është shqiptarja që u shtyp me makinë

Aktualitet

UntitledNjë shqiptare humbi jetën mbrëmjen e së hënës në një aksident rrugor në provincën "Ponsacco" në Piza. Bëhet fjalë për 45-vjeçaren, Diana Brahimi, me profesionin estetiste. Mësohet se viktima po kthehej si çdo mbrëmje në këmbë nga puna, kur është aksidentuar për vdekje nga një makinë e drejtuar nga një shtetas italian, 90 vjeçar. Trupi i viktimës pasi ishte goditur nga mjeti, kishte mbetur e bllokuar poshtë tij dhe për nxjerrjen e shqiptares është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, si dhe një vinçi që ka ngritur makinën.

Policia italiane shprehet se shkaktar në aksident ka qenë drejtuesi i mjetit i cili ka humbur kontrollin. Diana Brahimi jetonte prej disa vitesh në komunën e Ponsacco-s së bashku me familjen e saj.

ME TE LEXUARAT