Ngjarje e papritur tek kombëtarja e Izraelit para ndeshjes me Shqipërinë

mesfushorii E papritur. Në vigjiljen e transfertës me Shqiprine, kombëtarja e vendit hebre po përballet edhe me probleme të brendshme.

Në mes te javës është përjashtuar nga grumbullimi i skuadrës përfaqësuese mesfushori Nir Bitton, pas një konflikti me trajnerin Elisha Levi.

Ky i fundit aplikoi sanksionin e tij të parë që prej drejtimit të kombëtares izraelite, e këtë e bëri në prag të një 90-minutëshi delikat në “Elbasan Arena”.

Futbollisti i ekipit të Celtic Glasgoë refuzoi t’i bindej urdhrave të trajnerit në stërvitje, duke u përjashtuar nga i gjithë grumbullimi. Pas konfliktit për rreshtimin në fushë, Nir Bitton nuk udhëtoi me Izraelin drejt Tiranës.

Problemet e kombëtares rivale të kuqezinjve nuk u ndalën me kaq, pasi në stërvitjen e fundit u dëmtua në gju dhe portieri Ofir Marsiano, duke lënë ekipin, pasi u zëvendësua nga gardiani i Maccabit, Daniel Amos.

Në “Elbasan Arena”, mbrëmjen e së shtunës pritet të jenë të paktën 100 tifozë izraelitë, duke përfshirë dhe ambasadorin në Shqipëri, Boaz Rodkin.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

nico-rosberg

Shokon piloti i njohur: Tërhiqem nga “Formula 1”

Befason Nico Rosberg. Gjermani njoftoi tërheqjen nga Formula 1. Një vendim që ...