Ngjarje e rëndë në Sarandë, nxënësi plagos me thikë brenda shkollës 18 vjeçarin

tirane-policiaNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku nëj nxënës ka mbetur i plagosur në shkollën “Antoni Athanas” në lagjen Nr. 3 të qytetit të Sarandës. Policia raporton se ngjarja ka ndodhur pas konfliktit midis dy nxënësve rreth orës 11:00 të ditës së sotme, ku një 16 vjeçar ka plagosur me thikë një 18 vjeçar.
Njoftimi policisë:
“Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se në Shkollën e Mesme Ekonomike “Antoni Athanas” në lagjen nr.3 Sarandë, dyshohet se shtetasi A.D., 16 vjeç (nxënës i vitit të 1-rë) pas një konflikti për motive të dobëta brenda ambienteve të shkollës, ka qëlluar me mjet prerës “biçak” në kofshën e majtë, shtetasin D.K., 18 vjeç (nxënës i vitit të 3-të), i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën”.
Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar shtetasin A.D, me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

happy_1471383344-6766761

Jini të lumtur, ndiqni këto hapa!

Të fitoni më shumë para, të gjeni një punë të mrekullueshme dhe ...