Ngjarje e rëndë në Itali, shqiptari aksidenton për vdekje shokun e punës

karabinieriNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Bëhet fjalë për një 43-vjeçar shqiptar i cili ka ndërruar jetë në vendin e punës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur orës 8 të mëngjesit në një fabrikë tekstilesh të braktisur prej kohësh në Isola Dovarese, Cremona, në të cilën po punohej për ta rikthyer biznesin sërish në gjendje pune. Vitkima me iniciale G.R., i martuar dhe me një djalë, ishte duke punuar në ndërtesë kur është shtypur mes ‘makinës-ashensor’ (Pirunit), që pilotohej nga një tjetër punonjës, po shqiptar, dhe muret e ndërtesës. Ngjarja ndërkohë është nën hetim, por burimet e para tregojnë se drejtuesi i mjetit nuk e ka parë shokun e tij të punës dhe ngjarja ka qenë aksidentale.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

tirane-policia

Tiranë, para 4 ditësh u mjekua për dhimbje të forta, ndërron jetë 24-vjeçari

Një 24-vjecar mësohet të ketë ndërruar jetën ditën e sotme në ‘’Don ...