E përdhunoi kushëriri teksa luanin, babai i vajzës: Dënojeni ose do e vras!

beratPak ditë më parë u njoftua nga Policia për një abuzim seksual që kishte ndodhur në qytetin e Beratit. Një 6-vjeçare dyshohet se është përdhunuar në banesën e saj nga kushëriri 13-vjeçar. Djali po hetohet në gjendje të lirë nga policia, ndërkohë që babai i vajzës, apelon që të merren masa ndryshe do bëjë vetëgjyqësi.
Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë në banesën e vajzës 6 vjeçe, me inicialet S.H. në lagjen “Donika Kastrioti” në qytetin e Beratit.

13-vjeçari, K.S., që dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me të miturën ka qenë duke luajtur në një nga dhomat e shtëpisë me vajzën ku edhe ka ndodhur ngjarja. Pasi ka parë vajzën të tronditur e të trembur nëpër shtëpi e ëma e ka pyetur dhe vajza i ka treguar se çfarë i kishte bërë kushëriri i saj, shkruan “Balkanweb”.

Prindërit e kanë dërguar të miturën tek mjeku dhe pasi është konfirmuar abuzimi seksual që është kryer me të kanë shkuar dhe e kanë denoncuar në polici 13-vjeçarin. Policia e Beratit e ka shoqëruar të dyshuarin e ngjarjes dhe më pas e ka liruar, duke vazhduar hetimin ndaj tij në gjendje të lirë.

Fakti që 13-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë nga policia dhe po lëviz lirisht ka irrituar mjaft prindërit e vajzës, të cilët kanë qëndruar sot përpara dyerve të policisë për të kërkuar shpjegim dhe arrestimin e abuzuesit.

Babai i vajzës, Ëngjëll Haruni, deklaron për mediat se edhe pse 13-vjeçari ka pranuar në polici gjithçka që ka kryer me vajzën e tij, policia po e heton në gjendje të lirë, shkruan “Balkanweb”.

“Dua që djali të arrestohet për këtë krim që ka kryer, në të kundërt do ta vras me duart e mia sepse vajza ime është vetëm 6-vjeçe”, është shprehur babai, i cili i ka bërë apel shtetit dhe Ministrisë së Drejtësisë të marrin masa.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-policia

Krim horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit pas sherrit

Një qytetare e quajtur Liljana Ruko, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. ...