Ngjarja në Ksamil me detaje të reja, “Xhezairi kishte frikë të denonconte, e mbajti tritolin 24 orë në makinë”

tirane-policiaNgjarja e Ksamilit, ku një 53-vjeçari iu bë atentat me tritol, duket se ka detaje të reja. Mësohet se Agron Xhezairi, babai i Albi Xhezairit të shpallur në kërkim për vrasjen e Aleksandër Bardhit, ka konstatuar dy ditë më parë një sasi eksplozivi të vendosur në automjetin e tij. Gjithashtu raportimet tregojnë se ai ka pritur për 24 orë, me eksplozivin e vendosur në makinë, pa denoncuar këtë ngjarje, pasi kishte frikë.

Sipas burimeve, lënda e vendosur në mjetin e Xhezairit, ishte tritol.

“Dosja nuk është referuar ende në prokurori. Tritoli dyshohet për hakmarrje ndaj 53-vjeçarit”, sqarojnë burimet.
Ende nuk dihet sasia e tritolit të vendosur në makinën e Xhezairit, lëndë e cila është sekuestruar nga RENEA

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tiranë, Xhemal Zhuri zbret nga vinci, kërcënoi me vetëvrasje për herë të tretë: Dua lekët e mia

Një person ka hipur mbi një vinc dhe po kërcënon të vetëvritet ...