"Më pëlqente si femër", 34-vjecari pranon se ngacmoi seksualisht të miturën

Aktualitet

UntitledDitë më parë skandali i një 34 vjecari nga Durrësi i cili ngacmoi seksualisht një të mitur, dërgon në gjykatë autorin. Bëhet fjalë për Ilir Çullhaj, 34-vjeçari, babai i një fëmije 4 vjec. I akuzuar për “Vepra të turpshme me të mitur”, ai ndodhet sot para gjyqit.Para gjykatës ai shfaqet thellësisht i penduar, “Veprova në atë mënyre pasi vajza më pëlqente seksualisht. E di që kam bërë gabim dhe jam penduar thellësisht për veprimin tim”, ndonëse habit me shprehjen: “Nuk mendova që do bëhej kaq e madhe”.

Më pas shton: “Nuk e dija që ishte e mitur më pëlqente si femër dhe i kam dhënë një letër në dorë, nëse donte të vinte me mua”.

Gjykata ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të dhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”.

ME TE LEXUARAT