Sulmi ndaj ministres Nikolla, nënkryetarja e Kuvendit: Pamje e papranueshme!

Politikë

valentina-leskajNënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj ka dënuar gjestin e studentes Mirela Ruko ndaj ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

Valentina Leskaj e cilëson veprimin e saj të papranueshëm dhe thotë se sado që përpiqet nuk arrin ta legjitimojë atë sjellje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“E papranueshme pamja e djeshme e sulmit ndaj Lindita Nikollës e cila gëzon respektin tim të vecantë. Akoma më e papranueshme, madje e trishtë pamja e një vajzë, studente që cënon fizikisht një grua në detyrë Sado të përpiqem nuk gjej legjitimitet për sjelljen e saj. Sot është një ditë kur e vlen të jemi një me të gjitha ato gra , që në sfondin e zhargoneve fyese, sulmeve të paqena e denigruese, përpiqen të kontribuojnë në politikë apo në jetën publike dhe të përfaqsojnë një model ndryshe”, shprehet Leskaj.

ME TE LEXUARAT