Nëna, vëmëndje! Mbrojeni fëmijët tuajj nga alergjitë, ushqejeni me…

3
Kliko per me shume info

15050051_334408176918485_199458320_nMjekët këshillojnë nënat që fëmijët e tyre të ushqehen shumë me kikirika. Ata këmbëngulin duke thënë se përdorimi i këtij produkti në një moshë të tillë do të reduktojë në mënyrë drastike numrin e fëmijëve që janë alergjik ndaj tij.
“Është një mundësi e mirë për të reduktuar rastet e alergjisë nga kikiriku”, thotë pediatri Mattheë Greenhaët, doktor në spitalin e Kolorados dhe bashkautor i këtij rekomandimi.
Baza për këtë rekomandim është studimi “Të mësojmë më herët për alergjitë e kikirikut”.
Në këtë studim të vegjlit me rrezik potencial të alergjisë ndaj kikirikëve, u janë dhënë të tillë më herët, dhe kishin më shumë gjasa të zhvillonin këtë lloj alergjie deri në moshën 5-vjeçare.
Rekomandimi i ri jep tre mënyra se si tua japësh fëmijëve kikirikët, dhe kjo varet nga shkalla e rrezikut të alergjisë, shpjegon Greenhaët.
Fillimisht fëmija do të ketë ekzemë të theksuar, alergji nga veza, të dyja një rrezik i lartë për alergjinë nga kikiriku.
Ata duhet të provojnë kikirikun rreth moshës 4-6 muajsh për të reduktuar rrezikun e alergjisë.
Megjithatë paraprakisht duhet t’i nënshtrohen testit të lëkurës.
Aktualisht, pjesa më e madhe e prindërve presin që foshnja pas moshës njëvjeçare të përdor ushqime të tilla që kanë një rrezik të madh për të shkaktuar shok anafilaktik.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here