U vra në Fier, video e atentatit me snajper ku shpëtoi Nolgert Pata

41
Kliko per me shume info

nelgert-pataPublikohen pamjet e atentatit me snajper ndaj Nolgert Patës.

Ai u vra më 20 nëntor në qytetin e Fierit, por atentatet ndaj tij janë zhvilluar edhe më herët.

Kliko per me shume info

Kështu, në një video të siguruar nga Top Channel, shihet atentati i organizuar nga Patës më 21 gusht në zonën e ish-Parkut të autobusëve në Tiranë.

Ai është nën shoqërinë e tre personave dhe sapo ndahet prej tyre duke iu drejtuar një automjeti të blinduar qëllohet me snajper. Në atë kohë u plagos në vesh dhe i mbijetoi atentatit.

Atentati i dështuar ndodhi pak kohë pasi kishte dalë nga burgu. Policia e shpalli atë në kërkim për mos kallëzim krimi.

Pata ishte akuzuar nga drejtësia për shfrytëzim prostitucioni për të cilën edhe është dënuar, ndërsa ekzekutimi i tij lidhet me trafikun e drogës dhe përplasjet mesa bandave të Tepelenës.

Pata njihej si armik i Elton Çiços, gjithashtu i ekzekutuar, ngjarje e ndodhur më 1 maj në një lokal në ish-Bllok.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here