Makina tradhëtoi mikun e Nelgert Patës, 34 – vjeçari ia kishte blerë Alinanit mjetin u vra

Aktualitet

makina-alinaniKjo makinë në të cilën u qëllua Nelgert Pata ne Fier, ka nxjerrë zbuluar dëshminë e Ari Alinanit, që ditën e atentatit gjendej në drejtimin e saj.

38 –vjeçari nga Delvina ka deklaruar para hetuesve se Patën e njihte vetëm prej 3 ditësh, në kohën kur ai ishte zhvendosur nga Tirana në Fier.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por hetimet zbuluan se makinën tip Volkswagen, Alinanit ia kishte dhuruar 34 – vjeçari nga Memaliaj. Ai e kishte blerë atë disa kohë më parë dhe ia kishte dhënë mikut të tij.

Kjo nuk është prova e vetme e njohjes mes tyre. Edhe tabulatet telefonike kanë vërtetuar komunikimin e vazhdueshëm mes tyre.

Hetuesit dyshojnë se Ari Alinani ka informacione mbi konfliktet e Patës dhe se mund të ketë të dhëna të vlefshme edhe për autorët e atenatit, apo porositësit e tij.

Prokurorët duken të bindur se ai ka dijeni edhe për arsyet pse viktima po qëndronte në Fier ditët e fundit të jetës së tij.

Megjithatë, Alinani nuk ka pranuar të flasë. Por nisur nga këto prova, ai është arrestuar për kryerjen e veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.

Nelgert Pata ishte zhvendosur prej mbrëmjes së të enjtes në Fier. Në Tiranë, të enjten ai kishte parë disa njerëz të dyshimtë pranë lokalit ku po qëndonte, në zonën e ish – parkut të autobusëve. Ky fakt e ka bërë atë që të largohet për t’u strehuar në Fier. Por sipas Prokurorise, personat qe e eliminuan, e kane ndjekur ate edhe gjate spostimit per ne Fier, ku kane organizuar edhe atentatin.

Policia ka marrë në pyetje disa persona. Pista kryesore e hetimeve është ajo e konflikteve me grupin e Elton Çiçës, të vrarë më 1 Maj të këtij viti në një lokal në zonën e ish – Bllokut. Disa të afërm të tij mësohet se janë pyetur gjithashtu.

Nelgert Pata dyshohet se kishte marrë pjesë në organizimin e vrasjes së Çiçës. Në makinën e tij të parkuar në hotelin ku qëndroi ditët e fundit të jetës në Fier, u gjetën dy kallashnikovë dhe një bidon me benzinë, çka i ka bërë hetuesit të dyshojnë se ai po përgatiste një tjetër atentat.klan

ME TE LEXUARAT