Detaje të reja/ Çfarë u gjet në hotelin ku rrinte i riu i ekzekutuar me 30 plumba

nelgert-pata“News24” ka zbardhur sot detaje te reja nga ekzekutimi i 34-vjeçarit Nelgert Pata në Fier dy ditë më parë. Burime nga grupi hetimor i çështjes bënë me dije se në parkingun e hotelit ku ndenji viktima u gjet një mjet i blinduar, brenda të cilit ishin fshehur dy kallashnikovë.

Të njëjtat burime pohojnë se mjeti në fjalë dyshohet se është vjedhur në Vlorë. Sakaq, pas këqyrjes së tablateve telefonike, rezulton se i plagosuri Ari Alinani dhe Pata njiheshin. “Alinani dhe Pata kanë patur shkëmbim bisedash”, thanë burimet. Po ashtu raportohet se kjo makinë përdorej nga Pata, ndërsa armët ai i mbante për vetëmbrojtje.

Ndërkohë, gjatë dëshmisë së tij 39-vjeçari nga Delvina, ka deklaruar se nuk e njihte Patën, por vetëm ka qenë shoferi i tij në momentin kur ndodhi atentati. Ndërkohë, ai tashmë ndodhet i ndaluar nga policia. Ndaj Alinanit rëndon akuza për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Nelgert Pata, i cili njihet si mik dhe bashkëpunëtor i Jani Aliajt, (i shpallur në kërkim për vrasjen e Elton Cicos) i shpëtoi një tjetër atentati në 21 gusht te pallatet në afërsi të ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, ku dhe mbeti i plagosur lehtë në vesh.

Nga hetimet e kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e së dielës ka rezultuar se makina me të cilën udhëtonte viktima nuk është e tij.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbardhet arsyeja e vërtetë, ja pse u lirua “i forti” i Durrësit, Lul Berisha

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar ashpër pas lirimit nga ...