Nehat Thaci rikthehet në detyrë në policinë e Kosovës

nehat-thaciPolicia e Kosovës njofton se pas lirimit nga paraburgimi të nënkolonelit Nehat Thaçi, i njëjti do të vazhdojë punët dhe detyrat në kuadër të Policisë së Kosovës, duke qenë i përkushtuar dhe profesional në përmbushjen e të gjitha objektivave në të mirë të rendit, ligjit dhe sigurisë publike.

“Në asnjë rast arrestimi i tij nga ana e autoriteteve serbe nuk do të ndikojë në motivimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, duke përfshirë edhe komunitetin serb”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës është liruar të martën nga burgu i Nishit pas më shumë se një muaj arrestimi nga ana e Policisë serbe.

Thaçi akuzohej nga Gjykata e Nishit për krime lufte gjatë vitit 1999. Ai është liruar pasi që nuk janë gjetur prova se ai ka kryer këto krime.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kosova-be

Kosova merr 78 milionë euro nga BE-ja

Pas miratimit të Ligjit për Marrëveshjen Financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës ...