Të gjithë e kanë hallin te përmbytjet, por shikoni cfarë bën Policia në Vlorë

14996290_331789360513700_342113776_nPolicia e Vlorës ka sekuestruar ditën e sotme një sasi prej 103 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe ka asgjësuar 120 bimë narkotike në proces tharjeje. Gjithashtu policia njofton se është arrestuar një shtetase, pasi dyshohet se është “pronarja” e lëndës narkotike.

Në pranga ka rënë shtetësja Diana Nasi, 42 vjeçe, banuese në fshatin Boro të Vlorës, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi N.Nase, 45 vjeç.

Policia gjatë kontrollit në banesën e tyre ka sekuestruar drogën dhe ka arrestuar menjëherë gruan.

Sqarimi policisë:

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H.N., Policia ka sekuestruar një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 89 kg e 700 gr, të fshehura nëpër 10 qese të zeza plastike, si dhe 90 bimë të tjera në proces tharjeje të llojit Cannabis Sattiva, të cilat u asgjësuan me djegie.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e kunatit të saj (A.N, i cili jeton në Itali), banesë e cila është nën kujdestari të shtetases Diana Nasi, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thes plastik të zi me peshë 12 kg e 700 gr lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lirohet nga burgu 5 vjet para kohe Lul Berisha, kapo i Bandës së Durrësit

Gjykata e Apelit Durrës ka panuar të lirojë nga burgu Lulzim Berishën, ...