Të mërkurën, takim për Ukrainën në Berlin

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

steinmeierMinistri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë se ai dhe homologët e tij nga Ukraina, Rusia dhe Franca do të takohen të mërkurën në Berlin, në përpjekje për të shtensionuar konfliktin në Ukrainë.

“Qëllimi kryesor tani është të parandalohet përkeqësimi i mëtejmë i konfliktit ushtarak dhe i marrëdhënieve politike midis Kievit dhe Moskës”, ka thënë Steinmeier.

Ai do të mirëpresë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, atë të Ukrainës, Pavlo Klimkin, dhe të Francës, Laurent Fabius. Grupi, për herë të fundit, është takuar në Berlin më 12 janar. REL

ME TE LEXUARAT