Trump president i SHBA-ve, ja 5 ndryshimet që prekin gjithë botën

donald-trumpDonald Trump mund të ndryshojë marrëdhëniet e SHBA-së me pjesën tjetër të botës.

BBC ka bërë një analizë ku mundohet të shpjegojë se cilat do të jenë pesë ndryshimet kryesore, gjithmonë nëse presidenti i ri Trump mban premtimet e bëra gjatë fushatës.

Tregtia e lirë
BBC shkruan se nëse Donald Tramp do të zbatojë me përpikmëri programin e tij, do të jetë ndryshimi më i madh në dekada i lidhjeve tregtare të Shteteve të Bashkuara me pjesën tjetër të botës.

Ai ka kërcënuar me anulimin e disa marrëveshjeve tregtare, përfshirë këtu traktatin “North American Free Trade”, të nënshkruar mes SHBA, Kanadasë dhe Meksikë dhe të cilin Trump e akuzon për humbjen e vendeve të punës në SHBA. Ka sugjeruar gjithashtu largimin e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Tregtisë. Favorizon taksat e larta të importit dhe ka folur për 45 për qind taksë për mallrat që importohen nga Kina dhe 35 për qind për ato që importohen nga Meksika. Ai thotë se kjo lëvizje do të ndalojë emigrimin e kompanive amerikane në vende me kosto të ulët prodhimi.

Klima
Donald Tramp është zotuar se do ta anulojë “Paktin e Parisit”, nënshkruar në dhjetor të 2015 nga 195 vende të botës. Ai ka deklaruar se do të ndalojë të gjitha fondet amerikane për programet e ngrohjes globale të Kombeve të Bashkuara. Sipas BBC-së, largimi i një vendi të vetëm nga kjo marrëveshje nuk e cenon atë, gjithsesi, largimi i vendit më të fuqishëm do të ishte një goditje e rëndë për paktin. Tramp është pro shtimit të shpimeve dhe zgjerimit të teknologjisë për naftën argjilore, premton thjeshtimin e rregulloreve në këtë sektor dhe ndërtimin e linjës së importit të naftës Keystone XL nga Kanadaja.

Kufijtë
Kur nisi fushatën elektorale, Donald Tramp ishte shumë i ashpër ndaj emigracionit. Por sa më shumë afrohej data e zgjedhjeve, aq më shumë zbutej ai në këtë drejtim. Si pasojë, sot është ende e vështirë të parashikohet nëse do të realizojë deklaratat e famshme për murin e madh me Meksikën apo për dëbimin e mbi 11 milionë emigrantëve të paligjshëm.

Sipas analizës së BBC-së, ky qëndrim u zbut dhe Tramp nuk fliste më për emigrantët e paligjshëm, por për “ata që ishin me precedentë kriminalë”. Deklaroi gjithashtu edhe një qëndrim të ashpër kundër myslimanëve, të cilët tha se nuk do t’i lejojë të hyjnë në SHBA. Edhe ky qëndrim u zbut së fundmi, kur deklaroi se i referohej ekstremistëve nga disa vende të caktuara të globit, por pa përmendur vendet.

NATO
Donald Tramp e ka cilësuar NATON shpesh si një organizatë “demode”, ku vendet anëtare mosmirënjohëse përfitojnë nga dora e lëshuar e Shteteve të Bashkuara me fondet.

Manjati njujorkez ka deklaruar se Amerika nuk mund të përballojë koston e mbrojtjes së aleatëve të saj në Europë dhe Azi, pa u kompensuar. Për këtë ai sugjeroi se mund të tërheqë menjëherë trupat amerikane nëse vendet anëtare të NATO-s nuk plotësojnë detyrimin e shpenzimit të 2 për qind të GDP-së për ushtrinë.

Rusia
Lidhur me këtë Tramp ka deklaruar se mund të zbusë tensionet me Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin. Madje shpeshherë e ka lëvduar Putin-in, si një lider të fortë, me të cilin do të pëlqente të kishte një raport miqësor.

Por Tramp nuk ka folur për forma konkrete bashkëpunimi me Moskën, përveç dëshirës për një aleancë mes dy vendeve kundër ISIS-it. Këmbëngul se me të në krye të Shtëpisë së Bardhë, respekti i Putinit për Shtetet e Bashkuara do të jetë më i madh sesa me Hillari Klinton apo Barack Obama-n.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Trump zgjedh mikun e Vladimir Putin si Sekretar të ri të Shtetit

Donald Trump ka zgjedhur drejtorin ekzekutiv të Exxon, koorporatës amerikane të naftës ...