Mbetën me skaf në det të hapur, ndjekje penale për dy drejtuesit

11Pasi ngelen me skaf në det të hapur pasi mbaroi karburanti, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të 51-vjeçarit Adrian Jahaj dhe shokut të tij Italian.

Burimet zyrtare tregojnë se ka nisur ndjekja penale për

  • A.J. 51 vjeç, banues në Vlorë;
  • D.L. 32 vjeç, banues në Brindizi, Itali.

Sipas policisë së Durrësit ata kanë kaluar kufirin pa kryer procedurat përkatëse.

“Më datë 06.11.2016 shtetasit e mësipërm kanë qenë duke ardhur me një mjet tip “Motoskaf” me mbishkrimin “Pantera” nga Brindizi, Itali për në Shqipëri.

Në vendin e quajtur Sazan, Vlorë kanë dhënë sinjalin SOS dhe i është dhënë ndihmë nga një anije ushtarake dhe më pas mjeti është ankoruar në Portin Detar Durrës.

Nga ana e Specialistëve janë kryer të gjitha veprimet e para procedurale ndaj këtyre shtetasve dhe ka rezultuar se ata kanë kaluar kufirin pa kryer procedurën përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘Kalim i paligjshëm i Kufirit Shtetëror’”, deklaroi policia.

 

Njoftimi dje e ka dhënë djali i 51-vjeçarit, i cili ka informuar Policinë Kufitare se babai i tij, Adrian Jahaj është nisur nga Italia drejt Shqipërisë me një skaf privat, por në distancën 10 milje në veriperëndim të ishullit të Sazanit dhe në grykëderdhjen e lumit të Vjosës, i ka mbaruar karburanti dhe ka kërkuar ndihmë. KËrkimet kanë nisur menjëherë dhe Delta Forcë nisi për ndihmë për ndihmë dy anije, njërën nga Sazani dhe anijen tjetër nga Pashalimani.

 

Nisur nga kushtet e këqija atmosferike, u ngrit edhe një helikopter Cougar i Forcës Ajrore, në ndihmë të operacionit të kërkim – shpëtimit.

 

Pas plot 11 orë kërkimesh dhe në sajë të operacioneve të forcës detare, u bë i mundur lokalizimi i skafit në afërsi të Durrësit. Policia shpëtoi shtetasi Adrian Jahaj dhe 32-vjeçarin, nga Italia, që ishte në skaf me të.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-burri-gruaja

Fier, burri që vrau gruan ndryshon dëshminë: Ja pse e hodha të zhveshur nga dritarja

Fredi Ruko 52 vjeç, autori i vrasjes së bashkëshortes së tij Liljana ...