Ndjekje si nëpër filma në Itali, 3 shqiptarët hidhen nga ura por...arrestohen

Aktualitet

policia-italianeTre pjestarë të një bande grabitjesh ka rënë në pranga në Itali, pasi kanë tentuar ti ikin policisë.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në kufirin mes Pordonones dhe Veneto.  Policia ishte vënë në ndjekje të një Audi A6, brenda të cilës udhëtonin tre shqiptarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tre të rinjtë me origjinë shqiptare u ndoqën nga policia pasi po ecnin me shpejtësi të madhe, sikur të kishin dicka për të fshehur.

Kur panë se makina e policisë ishte sipër urës dhe ata nuk kishin mundësi shpëtimi, lanë audin dhe u hodhën në lumë, që nga ura.

Dy prej tyre u arrestuan menjëherë, uji ishte shumë i ftohtë dhe nuk mundën të notonin gjatë. Tjetri u prangos në pyll aty pranë.

Ndjekja deri në kapjen e tyre zgjati mbi 2 orë. Policia tha se makina ishte e vjedhur, ndërkohë që shqiptarët ishin skeduar për disa vjedhje.

ME TE LEXUARAT