Ndiqte prej muajsh 20 vjeçaren, burri: Më pëlqente seksualisht

ngacmim-seksualeLajmi i publikuar ditë më parë, ku një 42- vjecar i cili prej kohësh ngacmonte seksualisht një 20-vjecare, policia së fundmi hedh dritë mbi rastin. MËsohet se burri ka deklaruar se të renë e ndiqte pasi e pëlqente seksualisht. Sipas policisë, Artan Andoni ka përndjekur me intensitet për tre muaj rresht shtetasen S.G., 20 vjeçe, e cila ka kryer denoncim në polici pas shqetësimeve të shumta që i kishte sjellë 42 vjeçari.

Menjëherë pas denoncimit, policia ka kryer arrestimin e Andonit. “Më datë 17.11.2016, rreth orës 19:30, pasi ka bërë kallëzim shtetësja S.G., 20 vjeçe, banuese në Durrës, se A.Andoni për një periudhë 3 mujore e ka përndjekur në ambiente publike në mënyrë të vazhdueshme, policia kreu menjëherë arrestimin e 42 vjeçarit.

Andoni është person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e veprave penale kundër jetës, pronës, familjes dhe lëndëve narkotike”, njofton Policia e Durrësit.

Artan Andoni, 42 vjeç, ishte divorcuar prej disa kohësh nga bashkëshortja me të cilën kishte edhe fëmijë, ndërsa mësohet se ai dhe vajza 22 vjeçare që përndiqte, banojnë në të njëjtën zonë.

Sipas dëshmisë së vajzës, 42 vjeçari e shqetësonte në çdo moment që ndodhej e vetme, raporton “Panorama”.

“Prej më shumë se tre muajsh më përndjek në mënyrë të vazhdueshme (ArtanAndoni) dhe e kam të pamundur të dal nga shtëpia, pasi më shfaqet përpara dhe më ndjek në çdo vend që shkoj.

Jam munduar me të gjitha mënyrat për të mos i dhënë arsye, por ka vazhduar dhe vazhdon të më shqetësojë. Madje, kohët e fundit më shqetëson edhe në vendim tim të punës, në dyqan. Më duket person i frikshëm, prandaj kërkoj mbrojtje nga policia”, ka deklaruar 22 vjeçarja.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gjendet i vdekur në banesë babai i dy fëmijëve, e kishte lënë gruaja

Një 40-vjecar, baba i dy fëmijëve është gjetur i vdekur në banesën e ...