Nëse keni këmbë dhe duar të ftohta gjatë gjithë kohës, ndiqni këto këshillat…

Soft

111Një problem tek shumë njerëz është fakti se duart i kanë gjithmonë të ftohta. Ndonjëherë ky problem është shqetësues, ndaj duhet të bëni vizitë, pork a dhe nga ata persona që nuk e kanë shqetësues. Qarkullimi i dobët i gjakut njihet edhe si “vrasës i heshtur” dhe mund të shfaqet si pasojë e faktorëve të ndryshëm, përfshirë edhe aktivitetin e dobët fizik, hipertensionin, diabetin, pirjen e duhanit, abuzimin me drogat etj.

Simptomat me kohën zhvillohen dhe është mirë t’i njihni ato me kohë. Nëse keni probleme vetëm me qarkullimin e dobët të gjakut, atëherë ilaçet natyrale janë më të përsosurat për ta ndrequr këtë problem.

Konsumoni më shumë ujë

Është e domosdoshme të pini të paktën tetë gota ujë në ditë, pasi uji e përmirëson qarkullimin e gjakut, dhe në këtë mënyrë oksigjeni dhe vlerat tjera ushqyese barten në indet dhe organet tuaja. Veç kësaj, uji e përmirëson tretjen dhe qelizat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hudhra

Studime të fundit tregojnë se hudhra është thelbësore për shëndetin kardiovaskular.

Kjo pasi hudhrat e zvogëlojnë rrezikun e arterosklerozës, për shkak se e parandalojnë ndërtimin e stemave në arterie dhe e zvogëlojnë shtypjen e gjakut.

Vaji i peshkut

Acidët omega-3 që gjenden në vaj të peshkut ndihmojnë në heqjen e yndyrave në arterie dhe shkaktojnë qarkullim më të mirë të gjakut.

Xhenxhefili

Nëse konsumoni xhenxhefil rregullisht, ju do të parandaloni shumë sëmundje kardiovaskulare, pasi përbërësit e vet promovojnë qarkullimin adekuat të gjakut. /Telegrafi/

ME TE LEXUARAT