Media gjermane: Shqiptarët, të vetmit ku Putin s’mund të shtrijë ndikim

putin-avionPasi media austriake “Der Standard”, para pak ditësh shkruajti se në Ballkan vetëm Shqipëria dhe Kosova janë orientuar strikt pro perëndimit, e këtij mendimi është edhe media kulturore gjermane “Schwaebische”, me dallim të vogël se ajo në këtë mes fut edhe liderin malazez Gjukanoviç.

Manovrat e përbashkëta ushtarake mes Bjellorusisë, Rusisë e Serbisë afër kufirit të Maqedonisë, manovrat e NATO në Malin e Zi, tentimi i Grushtit të shtetit, tentim atentati ndaj kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç dhe teoritë tjera konspirative tregojnë më së qarti se diçka po zije në Ballkan mollë sherri mes Perëndimit dhe Lindjes,” shkruan fillimisht media e njohur gjermane “Schwaebische”.

Në pak ditë, janë sekuestruar arsenal i madh i armëve, njëra afër shtëpisë së Vuçiç në Beograd. Kundërshtarët më të mëdhenj të Vuçiçit janë oligarkët që janë të fuqishëm financiarisht dhe mbështesin disa parti serbe. Politika pro europiane e Vuçiçit është gjithashtu në kundërshti me politikën e presidentit serb, Tomislav Nikoliç dhe partnerin e koalicionit, socialistët e Ivica Daçiç, të cilët njihen si filorusë, raporton “Botasot”. Rusia e presidentit Vladimir Putin shpreson që Serbia të kundërshtojë jo vetëm integrimin në NATO, por edhe BE-në. Në anën tjetër Serbia mundohet të përfitojë ekonomikisht nga Brukseli, ndërsa në të njëjtën kohë për interesat e saj në Ballkan sheh Rusinë si “partner strategjik”.

Shefi i shërbimit sekret rus “dirigjienti” i Grushtit të shtetit?

Që Vuçiç nuk mund të kënaqet shumë nga mbështetja ruse, tregon rasti i Malit të Zi. Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç tha se agjentët rusë kishin tentuar grushtin e shtetit për të sjellë në qeveri opozitën filo ruse. Rusia kundërshton akuzat fuqishëm, megjithatë gjatë asaj nate kur u arrestuan 20 puçistët, shefi i shërbimit sekret rus, Nikolaj Patruschev, qëndronte në Beograd.

Prej kohësh Putini shfrytëzon prezencën e dobët të Evropës në Ballkan, për të rritur ndikimin. Vetëm Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë orientuar qartasi pro perëndimit. Serbia është partneri më i rëndësishëm rus që bashkëpunon edhe ushtarakisht. Bosnja dhe Maqedonia vlerësohet si shtete potenciale për t’u kthyer në “plaçke lufte.”

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

shqiptaret-greqi

Ja kush janë 33 shqiptarët që “mbytën” Greqinë me drogë (EMRAT)

33 shqiptarë kanë rënë në pranga gjatë superoperacioni të Policisë greke të ...