Fundjava e ndeshjeve, gjigantët e futbollit përplasen me njëri-tjetrin, ja takimet

atletico-real-madridKëtë fundjavë mos bëni plane, sepse futbolli evropian ju sjell një menu të mbushur me ndeshje spektakolare.

Katër derbi nuk do t’ju lënë të dilni nga shtëpia. Secila sfidë ka një histori më vete dhe tifozë të caktuar të cilët numërojnë orët deri në fillim e saj.

1. Atletico Madrid-Real Madrid
Kjo është me siguri ndeshja më tërheqëse e këtij kombinimi joshës për sytë e tifozëve. Dy ekipet madrilene do të përballen të shtunën, ora 20:45, në stadiumin “Vicente Calderon”. Objektivat e tyre janë të ngjashme. Real Madrid kërkon të “pastrojë” edhe më shumë diferencën me ndjekësit në kryesimin e tabelës së klasifikimit, kurse bardhekuqve u duhen tri pikë për t’u afruar gjithnjë e më shumë me vendin e parë. Derbi i Madridit do të ndiqet nga gjithë bota. Për këtë nuk ka dyshime, mjafton të përmendësh emra si Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann, Gareth Bale apo … Diego Simeone.

2. Inter-Milan
“Derbi della Madonnina” do të luhet të dielën në orën 20:45 për javën e 13-të të kampionatit italian. Nuk është sfida me më shumë yje në fushë, por janë dy nga skuadrat më të dashura për futbolldashësit shqiptarë, të cilat do të mbërthejnë pas ekranit sidomos të rinjtë, më të apasionuarit. Aktualisht “trupa” zikaltër është në një krizë rezultatesh, duke humbur dy ndeshjet e fundit në Serie A. Stefano Pioli, trajneri i ri i skuadrës së vetme italiane e cila ka fituar tripletë, do ta nisë aventurën e tij në Milano menjëherë me derbi. Kuqezinjtë, ndërkohë, janë vetëm pesë pikë larg kryesuesve të Juventus-it dhe nuk mund t’ia falë vetes dështimin.

3. Man. United-Arsenal

Premier League çdo javë ka ndeshje të mëdha, sepse skuadrat të cilat dhurojnë spektakël atje janë me shumicë, por e diela do të servirë një nga betejat më të forta në historinë e kësaj lige. “Djajtë e kuq” do të luajnë me “Topçinjtë” për drekë (ora 13:30), sikur të ishte planifikuar që kjo përballje të mos zhvillohej në të njëjtën orë me derbin e Milanos. Dy skuadrat aktualisht ndahen nga gjashtë pikë. Trajneri Arsene Wenger do të fitojë në “Old Trafford” për t’u treguar tifozëve londinezë se ky mund të viti i tyre. Për portugezin Jose Mourinho kjo do të jetë një ndeshje e veçantë, sepse mposhtja e një rivali të drejtpërdrejtë do të thoshte shumë për vazhdimësinë.

4. Borussia Dortmund-Bayern Munich
“Signal Iduna Park” nuk do të ketë nevojë për fishekzjarre të shtunën pasdite. Në orën 18:30, Borussia Dortmund do të presë kampionët monotonë të Gjermanisë në një sfidë që mund të sjellë shpresë për të parë një kampionat më rivalizues. RB Leipzig vazhdon të jetë “hija” e bavarezëve në luftën për titull dhe verdhezinjtë mund të bëhen problempër djemtë e teknikut Carlo Ancelotti. Vitet e fundit kjo ndeshje shpesh ka qenë një “luftë” e madhe në fushë, me dy skuadrat të cilat e shohin njëra-tjetrën si armike të përjetshme, edhe pse ky duel ka vetëm disa vite që ka marrë formën e një klasikeje të vërtetë në Bundesliga.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Këtë ngjarje nuk e keni parë në asnjë fushë futbolli

Këtë ngjarje nuk e keni parë në asnjë fushë futbolli

Një episod i cuditshëm dhune ka ndodhur në futbollin anglez. Ngjarja ndodhi ...