Ndeshja Shqipëri-Izrael, vazhdon konvertimi i biletave në Elbasan

Sport

biletattTifozët e kombëtares që kishin prenotuar bileta për në “Loro Borici” po vijojnë pa asnjë problem konvertimin e tyre për të bërë të mundur hyrjen në “Elbasan Arena”.

Sportelet në qytetin e Elbasanit vazhdojnë të jenë të hapura për të përballuar cdo fluks të qytetarëve që ende nuk e kanë konvertuar biletën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bie në sy një interesim i madh i tifozvë të kombëtares për të blerë biletat që janë ende të lira në tribunat e Elbasan Arenës.

Në qytetin e Elbasanit ndihet atmosfera e ndeshjes me Izraelin, teska në dyqanet në rrugët që të cojnë drejt stadiumit spikatin ngjyrat kuqezi dhe simbolet kombëtare.

Shitësit ambulantë duken mjaft të kënaqur me rikthimin e e kombëtares në Elbasan, ndërsa nuk janë aspak të shqetësuar me masat e sigurisë.

Prania e forcave të rendit në rrugët e qytetit është krejt normale, sikurse ndodh në cdo ndeshje të kombëtares./ssport

ME TE LEXUARAT