Ndeshja me Izraelin, flet me vetëbesim Berisha: Ja pika e dobët e kundërshtarit

Sport

UntitledPak ditë na ndajnë nga ndeshja me Izraelin. Kombëtarja shqiptare e futbollit, ka nisur përgatitjet me një kapacitet të plotë për këtë përballje ndërsa në skuadër mbizotëron atmosferë pozitive dhe besimi. Këtë herë në konferencë për shtyp foli Berisha dhe Memushaj, të cilët u shprehën se skuadra do të futet në fushë vetëm për fitore. Memushaj pohoi se kjo është përballja me e rëndësishme e këtyre eliminatoreve dhe do të kërkohet të merret me patjetër 3 pikëshi.

Mësohet se skuadra po kryen nga dy seanca stërvitore në ditë, ku de Biazi do të ketë mundësi deri të premten për të strukturuar skuadrën.

“Ekipi i tyre ka forcën më të madhe e pikën e fortë, sulmin. Duhet t’u bëjmë ballë sulmit të tyre. Për ne pas ndeshjes me Spanjën synimi është të marrim tre pike me një ekip kundërshtar direkt. Kjo është ndeshje që duhet fituar me Izraelin. Fitorja është për vendin e dytë për ne. Vendi i tretë nuk konsiderohet i mirë për ne. Ledjan Memushaj kemi kohë për të menduar për ndeshjen me Italinë. Kanë respekt dhe na kanë frikë. Në kombëtare ka konkurrencë. Jemi rritur si ekip. Me Spanjën nuk mund të bënim më shumë janë superiore”, u shpreh Berisha.

ME TE LEXUARAT