Ndeshja me Izraelin, ja strategjia e De Biazit

Sport

 

UntitledNdeshja me Izraelin e cila është cilësuar si shumë e rëndësishme, ka bërë që kombëtarja të ndërgjegjësohet dhetë punojë fort. Me anë të tri seancave stërvitore dhe takimeve kokë më kokë me të gjithë lojtarët, tekniku De Biazi dhe stafi i tij ka arritur të konstatojë formën dhe gjendjen e çdo futbollisti që ka thirrur për këtë sfidë delikate, ndërsa tashmë puna është përqendruar në ndërtimin e strukturës së skuadrës. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke u ndjerë ngushtë, pasi një pjesë e mirë e lojtarëve kanë një gjendje fizike jo të mirë, ka bërë që trajneri të provojë në këto tri seanca thuajse të gjithë futbollistët, me qëllim që të hedhë në fushë 11-shen më në formë për momentin.

Formacioni i mundshëm

Kur na ndajnë edhe tri ditë nga sfida me Izraelin, rivali direkt i Shqipërisë, stafi teknik i Kombëtares kuqezi po ndërton pak e nga pak strukturën e 11-shes së parë, me të cilën do të prezantohen në këtë 90-minutësh. Duhen edhe gjashtë seanca të tjera stërvitore që De Biazi të përcaktojë përfundimisht formacionin me 11 titullarët, por, nga sa u kuptua nga stërvitja e pasdites së djeshme, italiani nuk është i bindur për repartin e mesit të fushës, i cili do të përbëhet nga pesë lojtarë.

Teksa mbrojtja ka marrë formë me katërshen: Mavraj e Gjimshiti në qendër, të mbështetur në të majtë nga Agolli dhe Hysaj në të djathtë. Për një vend në qendër të mbrojtjes do të luftojnë Veseli, Ajeti e Gjimshiti, ku i fundit duket se ka më shumë përparësi se dy kolegët e tjerë.

Skema-1-490x263

Mesfusha

Në repartin ndërlidhës të skuadrës, janë disa lojtarë që do përpiqen t’i mbushin “mendjen” De Biazit për një vend titullari. Nga çka la të kuptohet nga seancat stërvitore të djeshme, italiani pritet të rreshtojë një mesfushë shumë të ngjeshur, duke aktivizuar Xhakën, Abrashin dhe Kukelin në vijë të drejtë para mbrojtjes së mbështetur nga Llullaku dhe Memushaj para tyre.

Sulmi

Bekim Balaj, me dy golat që i shënoi Zenitit në fundjavë, duket se e ka prenontuar vendin e titullarit. Ky ishte një nga variantet që italiani testoi dje, pasi në varësi të skemave, ndryshonte edhe formacioni. Gjatë ushtrimeve të ndryshme, janë aktivizuar edhe lojtarë si Lila, Roshi, Hyka, Mavraj e Çani, të cilët shkartiseshin me lojtarët e sipërpërmendur.

Skema-2-490x262

Stërvitja

Mbrëmjen e djeshme, Kombëtarja mbylli me sukses seancën e tretë stërvitore në kuadër të përballjes me Izraelin. Edhe kjo seancë është zhvilluar nën kushte të rënda klimaterike, por diçka e tillë nuk e ka penguar skuadrën të ushtrohej maksimalisht.

Ekipi, ditën e djeshme, zhvilloi dy seanca stërvitore, paradite dhe pasdite. Në seancën e paradites, italiani u fokusua më shumë te përgatitjet e goditjeve standarde, duke testuar mbrojtjen dhe sulmin. Pavarësisht se në pamje të parë De Biazi u duk i rreptë dhe serioz, ai duartrokiste dhe motivonte lojtarët, kur skemat realizoheshin në perfeksion.

Ndërsa kur diçka shkonte keq, në fushë dëgjohej vetëm e bërtitura e italianit, i cili u kërkonte llogari lojtarëve. Ndryshe u ushtrua skuadra pasdite, pasi pjesën më të madhe të minutazhit e morën skemat, provat për të testuar mbrojtjen.

Strategjia

Tri seanca stërvitore nuk janë shumë për të kuptuar gjithçka nga strategjia e De Biazit për këtë ndeshje, mirëpo, nga sa është provuar dje, ai u kërkonte lojtarëve që ekipi të mbrohej me pak forca, ndërkohë që sulmi duhet të zbriste me forca të shumta në zonën kundërshtare. /panoramasport/

ME TE LEXUARAT