Bëri ndërhyrje në gjoks, e tmerrshme çfarë pësoi pas disa vitesh(Foto)

Soft

gruaja-traumeNdërhyrja kirugjikale jo gjithmonë shkon mirë. Një viktimë e plastikës është bërë një grua, e cila është detyruar të shkojë me urgjencë në spital për të mësuar nga mjekët se çfarë kishte ndodhur me gjoksin e saj.

Gruaja në mesomoshë, mbiemri i së cilës është Wang, ka thënë se disa vite më parë ajo kishte bërë një ndërhyrje në gjoks.

Kohët e fundit ajo kishte vënë re se gjoksi i saj sa vinte dhe zvogëlohej, ndërsa pjesa e barkut dhe e stomakut sa vinin e zgjeroheshin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas ekzaminimit, mjekët arritën të zbulonin se gjoksi i Ëang kishte “zbritur” në stomak.

Ata arritën të zbulonin se në gjoksin e gruas ishte futur një lloj substance e quajtur “Amazingel”, i cili 10 vite më parë nuk lejohej të përdorej në Kinë.

Nga njëra anë, substanca është kancerogjene dhe nga ana tjetër, ajo është e lëvizshme dhe e papërshtatshme me trupin njerëzor, që do të thotë se xheli mund të lëvizë nga gjoksi në stomak apo në pjesë të tjera të organizmit.

Mjekët u detyruan t’i bënin operacion trupit të gruas për të nxjerrë nga stomaku lëndën kancerogjene dhe më pas e kanë nënshtruar në një sërë analizash për të parë se në ç’gjendje ndodhet organizmi i saj.

ME TE LEXUARAT