Ndalon shoferin që po fliste me celular, polici: ‘’1500 lekë gjobë. Ke ndonjë pretendim?’’(Video)

UntitledSiguria dhe rregullat në rrugë cdo ditë po punojnë. Qëllimi për rritjen e parametrave të sigurisë ndërsa ka zbatuar një plan të veçantë për fundjavën. Gjatë punës së policisë në 24 orët e fundit janë evidentuar 168 gjoba vetëm për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit nga shoferët.

Në një nga rastet e publikuara, policia ndjek një shofer që ishte evidentuar duke folur në telefon dhe i komunikon arsyen e ndalimit dhe masën e gjobës. Shoferi nuk ka pasur kundërshtime.

Polici: Përshëndetjes, si je?
Qytetari: Si kalove?
Polici: Arsyeja e ndalimit, përdor aparatin telefonik gjatë drejtimit të mjetit. Mund të shoh pak dokumentet të lutem?
Polici: Zoti…do marrësh një masë gjobe për përdorimin e aparatit telefonik. 1500 lekë është vlera e gjobës.
Polici: Nëse ke ndonjë pretendim për shkeljen do shkruash këtu.
Qytetari: Po, jo mo!
Polici: Nëse s’ke, emër, mbiemër, firmë. (qytetari firmos)
Polici: Ditë të mbarë, mirupafshim! Kujdes në rrugë!

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kapet çifti i hajdutëve në kryeqytet, ja lista e vjedhjeve

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë, pasi akuzohen për disa ...