Ndalohet për shkelje semafori, shoferi: “Po pulsonte portokalli”. I bllokohet patenta(Video)

ndalohet-shoferiPolicia e Tiranës publikon një rast kur efektivët e Rrugores ndalojnë drejtuesin e një mjeti që sipas tyre kishte kaluar me semafor të kuq. Tashmë masat e rrepta kundër shkeljeve të kodit rrugor vijojnë të zbatohen me rigorozitet nga Policia e Shtetit.

Megjithëse shoferi fillimisht nuk e pranon, polici thotë se është evidentuar nga kamerat e Policisë së Shtetit dhe i merr dokumentet, duke e dërguar në OASH (Organi Administrativ Shtetëror).

DIALOGU
Polici: Përshëndetje!
Qytetari: Mirë si kaloni!
Polici: Mirë, semafori i kuq është arsyeja e ndalimit.
Qytetari: Jo mo, po pulsonte, ishte me portokalli.
Polici: Na jep pak dokumentet!
(shoferi nxjerr dokumentet, efektivët i kontrollojnë)
Polici: Je në monitorim të kamerave të Policisë së Shtetit. Je konstatuar me semafor të kuq. Urdhëro dokumentet, të plotësoj procesverbalin. (shoferi firmos)
Polici: Do paraqitesh brenda 10 ditëve tek Policia Rrugore

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Kanada

Një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë në Toronto të Kanadasë. Policia ...