Natë terrori në azilin e pleqve, 70 të moshuar përballen me vrasësin

Bota

terroriAgjentet e antiterrorit janë në kërkim të një personi të maskuar e të armatosur, i cili një natë më parë hyri në një azil të ish – misionarëve në jug të Francës, duke vrarë të paktën një grua.

Ngjarja e rëndë ndodhi në azilin Greek Oaks, në fshatin Montferrier-sur-Lez, në veri të Montpellier, pak pas orës 21:30.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një person i paidentifikuar sulmoi pjesëtarët e stafit dhe të komunitetit të besimtarëve të moshuar që i përkasin Shoqatës të Misionit Afrikan.

Autori mësohet se ishte i armatosur me shotgun e thikë. Deri më tani raportohet për 2 viktima, një grua që besohet se ishte një murgeshë, e cila u lidh dhe u godit me thikë të paktën 3 herë. Dyshohet se edhe një burrë ka mbretur i vrarë megjithatë lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Në shtëpinë e të moshuarve ndodheshin të paktën 70 persona në momentin që u sulmua. Aktualisht forca të shumta policore kanë ndërmarrë një operacion të gjerë për identifikimin dhe kapjen e autorit ndërsa mbeten mister motivet e kësaj ngjarjeje./

ME TE LEXUARAT