Mustafa: Plotesuam gjithe kushtet per heqjen e vizave, ka mbetur vetem demarkacioni

isa-mustafa-fletKryeministri i Kosovës Isa Mustafa gjatë mbledhjes së qeverisë ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizmin e vizave, përveç ratifikimit të projektligjit të Demarkacionit me Malin e Zi.

“Kemi konstatuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave ka mbet vetëm demarkacioni. Kemi konstatuar që qeveria ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj sa i përket kësaj çështje”, ka thënë Mustafa.

LEXO EDHE:  Policia financiare nis hetimin për pastrim parash ndaj projektit Shkupi 2014
Kliko per me shume info

Kryeministri tha se së bashku me komisarin e Bashkimit Evropian Johannes Hahn, kanë lansuar agjendën evropiane.

Ai tha se  raporti i Progresit për Kosovën ishte pozitiv në disa fusha me rendësi, si lufta kundër krimit e korrupsionit.

“Na gëzon fakti që është dhënë një vlerësim i mire sa i përket shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Mustafa.

LEXO EDHE:  DETAJE MISTERIOZE/ Ja si vdiq aktori i njohur shqiptar

Mustafa tha se zgjedhjet  nuk mund të lidhen asnjëherë me demarkacionin, duke shtuar se koalicioni qeverisës po bënë punë të shkëlqyer.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here