Lajm i keq për De Biasin, ja futbollisti që mungon në ndeshjen me Izraelin

sadiku2016Një lajm i keq vjen për Xhani De Biazin në prag të sfidës së të shtunës ndaj Izraelit. Sulmuesi Armando Sadiku nuk do të jetë i gatshëm për përballjen e vlefshme për Rusi 2018.

Bomberi elbasanas ishte në garë me kohën për t’u kthyer në fushë pas operacionit që kreu në gju.

Ditën e sotme stafi mjekësor i Kombëtares i ka bërë të ditur De Biazit se nuk duhet të llogarisë shërbimet e sulmuesit për ndeshjen e radhës.

Ndërkaq, kuqezinjtë nuk kanë mundur të zhvillojnë të plotë programin stërvitor ditën e sotme. Shkak janë bërë reshjet e shumta të shiut në qytetin e Durrësit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Benzema pranë rekordit, shënon 50 gola

Francezi Karim Benzema ka shënuar golat e 49-të dhe të 50-të në ...