Lavdrim Muhaxheri dha urdhrin: Kryeni sulme në Shqipëri!

lavdrim-muhaxheriCelula e ISIS e shkatërruar në Shkodër, fundjavën e kaluar ka dyshime se ishte nën urdhrat e Lavdërim Muhaxherit, xhihadistit më të njohur shqiptar, që lufton përkrah ISIS.

Ai kishte ngritur një strukturë me disa persona të besuar në Kosovë, ndërsa synimi kryesore i tij ishin sulmet terroriste në Shqipëri. Përveç sulmit në stadiumin e Shkodrës me anë të përgjimeve, Shërbimet e huaja inteligjente kanë arritur të kapin biseda mes katër te arrestuarve në Shkodër se ishin duke përgatitur edhe sulme të tjera.

Një burg ne Shqipëri ishte në shënjestër, në këto ambiente qëndrojnë disa nga të dënuarit e dosjes së xhihadistëve.

Ata u dënuan me 120 vite burg në maj të këtij viti nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Të prangosurit Xhezair Fishti ,Medat Hasani, Ergys Fasllia dhe Bekim Protopapa janë betuar se do të merrnin hak ndaj 9 të dënuarve dhe do t’i lironin.

Drejtimi i celulës së Shkodrës bëhej nga Kosova. Personi që ishte kontakti mes anëtarëve në Shqipëri dhe Kosovë ishte imami i arrestuar Xhezair Fishti. Hyrje-daljet e tij në Kosova janë të shumta dhe ka prova që ai është takuar me disa nga të arrestuarit në këtë vend.

Përveç rolit si pikë lidhje mes dy vendeve, Fishti propagandonte pro Shtetit Islamik në ligjëratat e tij në xhami të ndryshme. Ka dyshime se sulme terroriste mund te kishte edhe në Kosovë për këtë arsye të shtunën atje u prangosën 7 persona./TVKLAN

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbardhet arsyeja e vërtetë, ja pse u lirua “i forti” i Durrësit, Lul Berisha

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar ashpër pas lirimit nga ...