MSN, treshja e Barcelonës paguhet më shumë se 16 skuadra të La Ligës

Sport

mesi-neymar-suarezMSN është “treshja” e Barcelonës, që konsiderohet edhe sulmi më i frikshëm. Për produktin e tyre në fushën e lojës, kryesisht për golat që shënojnë rregullisht, Messi-Suarez-Neymar paguhen shtrenjtë, më shumë se krejt skuadra e Valencias.

“Brenda gardhit”, pra te Barcelona, MSN shpenzon 21.6% të buxhetit të përgjithshëm të skuadrës katalanase, sezoni 2016-2017. Kjo është një nga vramendjet kryesore të bordit aktual drejtues të Barcelonës, i cili është duke bërë të pamundurën për t’i mbajtur lojtarët më të mirë në ekipin e vet. Robert Fernandez përsëriti verën e këtij viti se “prioritet është mbajtja e çdo gjëje të mirë në këtë skuadër, e cila kushton vërtet shumë.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky klub ka edhe lojtarë të tjerë mjaft cilësorë, por është duke bërë përpjekje të pabesueshme për trajtimin e kontratave, përmirësimin e tyre gjatë rinovimit. Neymar e vendosi fatin e rinovimit për të mirë, me një mbyllje vjetore shpenzimesh prej 50 milionë euro bruto. Këtë shumë aktualisht e merr edhe Lionel Messi, por argjentinasi dhe Barcelona po diskutojnë për përtëritjen e kontratës, që do të ketë rritje në terma financiarë.

Nuk ndodh ndryshe me Luis Suarez, i cili për momentin është duke punuar për detajet e kontratës së tij të re me Barcelonën. Siç konfirmon “Marca”, shifrat e marrëveshjes tjetër do të parashikojnë një rritje të konsiderueshme të pagës për uruguajanin, por do të mbetet më poshtë se dy anëtarët e tjerë të “tridentit”.

Paga e tij do të jetë rreth 25 milion euro në sezon, pas rinovimit. Sigurisht, ne gjithmonë flasim për numrat e parë të përgjithshëm, por është konstatuar se Barcelona do të japë rreth 125 milionë euro në sezon vetëm për pagat e tre sulmuesve të saj të rregullt. Shifra do të përfaqësojë më shumë se 21% të buxhetit të katalanasve për sezonin 2016-2017.

Pra, mund të themi se kostoja vjetore e MSN është më e lartë se buxheti i shumicës së skuadrave të La Liga. Vetëm Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Sevilla janë të aftë për të absorbuar të tilla shpenzime. Natyrisht, në rastin e Sevilla, kostoja e “tridentit” është pothuajse e barabartë me vlerësimin e tij për këtë sezon.

ME TE LEXUARAT