Mourinhos i ndodh dicka e papritur tek Manchester United

mourinhooTifozët e Manchester United kundër Jose Mourinho. Pas një sezoni të dobët te skuadra e Chelsea, Special One vendosi të pranonte ofertën e Djajve të Kuq për të marrë drejtimin e stolit, me shpresën se do të niste një kapitull të ri. Por, duket se një gjë e tillë nuk po ndodh, sepse të paktën në këto 10 javë të para të Premier League, gjërat nuk po shkojnë në mënyrën më të mirë për portugezin.

Vendi i 8 renditje me vetëm 15 pikë të grumbulluara, dhe diferenca prej 10 pikësh nga kryesuesit, ka bërë që në radhët e mbështetësve të Manchester United të rritet pakënaqësia ndaj teknikut 53-vjeçar.

Madje, revolta e tifozëve ka shkuar deri në atë pikë, sa në rrjetin social Twitter është krijuar një profil me mbishkrimin “Mourinho out”, ose e thënë në shqip “Largoni Mourinho-n”. Momentalisht kjo faqe ka gati mbi 7 mijë ndjekës. Kërkesa është e qartë dhe e drejtëpërdrejtë: të largohet portugezi, përpara se situata në radhët e United të përkeqësohet. Sipas statistikave, Special One si teknik i Djajve të Kuq deri në këto momente është më i dobët se dy paraardhësit e tij, David Moyes dhe Luis Van Gal.

Si të mos mjaftojë momenti i dobët në kampionat, ndaj portugezit Shoqata e Futbollit në Angli do të ndërmarrë masë dispilinore, për shkak se në takimin e fundjavës kundër Burnley, tekniku ka ofenduar arbitrin Mark Clatenburg për mos dhëniën e një 11-metërshi. Pritet që Special One të ndëshkohet me gjobë dhe të skualifikohet për një ndeshje. Jeta e Jose Mourinhos në Manchester duket se po shndërrohet në një ferr të vërtetë dhe nuk i ngelet gjë tjetër veçse të shpresojë se ky moment aspak i këndshëm të kalojë sa më shpejt.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ky është goli më i çuditshëm që keni parë ndonjëherë

Ky është goli më i çuditshëm që keni parë ndonjëherë

Një gol spektakolar është shënuar në kampionatin e Kilit, në ndeshjen mes Universidad ...