Mourinho blindon Ibrën: Do qëndrojë edhe një vit tjetër

mourinho-ibraManchester United do të zgjasë do të rinovojë kontratën me Zlatan Ibrahimoviçin edhe për një vjet tjetër.

Manchester United do të zgjasë edhe për një vit kontratën me sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimoviç, tashme 35 vjeç, bëri të ditur të mërkurën trajneri José Mourinho.

“Gjendja e Zlatan është e kënaqshme dhe e qartë, do të qëndrojë edhe një vit më tepër. Ne jemi të kënaqur më të dhe kemi opsionin për një sezon të dytë”, theksoi tekniku portugez lidhur me ish-sulmuesin e PSG, i cili u bashkua me Manchester Unitedin, ketë verë dhe zgjatja e kontratës do të jetë deri në verën e 2018.

“Ai është i kënaqur që është lojtar i United dhe po kalon momentet më të mira të karrierës se tij të shkëlqyer. Është perfektë që ai të qëndrojë më ne në 18 muajt e ardhshëm”, vazhdoi Mourinho.

“Për momentin ne nuk kemi hyre në diskutime. Vendimi për vitin e dytë të kontratës do të vije kur të vendose klubi”, theksoi Ibrahimoviç.

Intervista e kryeministrit shqiptar Edi Rama për televizionin grek “Skai” ka ngjallur dhe reagimin e politikës greke.

Ministri i Jashtëm i qeverisë greke Nikos Kotzias reagoi për çështjen e Himarës. “Pala shqiptare – tha ai – vazhdon të ndjekë praktikën e regjimit të Enver Hoxhës në zonat minoritare”.

“Zonës së Himarës, ku jeton tradicionalisht një popullsi me origjine greke nuk i njihen të drejta minoritare”, tha Kotzias. Deklaratat erdhën pas debati me disa deputetë të partisë kryesore të opozitës greke Demokracia e Re.

Kreu i kësaj partie Qiriakos Micotaqis shfrytëzoi deklaratat e Edi Ramës për të sulmuar qeverinë e Aleksis Ciprasit, për politikën e saj të dobët në rajon dhe më gjerë.

Në lidhje me deklaratat e Ramës, më herët, kreu i Departamentit për Çështjet e jashtme në Demokracinë e Re, Jorgos Kumucakos, propozoi ngritjen e një Këshilli për Politikën e Jashtme, për t’u krijuar një strategji unike për marrëdhëniet Greqi-Shqipëri.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

antonio-rudiger

Dikur shiste çorape, sot futbollist fenomenal

Futbollisti fenomenal i Romës, Antonio Rudiger mësohet se më parë ka shitur ...