Moti, ndryshojnë temperaturat, ja cfarë pritet të ndodhë në fundjavë

moti-shiNdryshon moti, bien temperaturat dhe priten reshje shiu. Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin, më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat qendrore dhe jugore.

Parashikohet që gjatë pasdites të ketë shtim të vranësirave duke gjeneruar shira të dobëta e lokale në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme shirat do të jenë në veriperëndim dhe jugperëndim gjatë fundjavës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

catiaa

Gruaja zbulon diçka të tmerrshme në papafingo….!

E kërkonte nipin prej 2 vitesh dhe gjëja e fundit që i ...