Moti sot, pritet renie e temperaturave deri ne -6 grade

bore-korceGadishulli i Ballkanit edhe vendi ynë është prekur nga i ftohti i parë arktik, i cili mëngjesin e së martës ka sjellë reshje bore në verilindje dhe juglindje të vendit në lartësitë deri në 600 metra në nivelin e detit.

Në Kukës, Peshkopi, Bulqizë, Korçë dhe Pogradec, janë regjistruar reshje. Por përveç ngricave në disa akse në Tropojë, Kukës e Bulqizë, ku duhet kaluar me zinxhirë, qarkullimi është i lirë.

Kjo situate meteorologjike parashikohet të vazhdojë deri në fundjavë.

Të enjten do të ketë një zbritje tjetër të temperaturave, me 5-6 gradë celsius. Por nga e premtja temperaturat do të fillojnë të rriten gradualisht.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kapet-shqiptari

Kapet kapobanda shqiptar i malavitës në Lombardi, i arratisur 2 herë nga burgu

Pa kaluar nje javë pas kapjes së një sasie masive prej 325 ...