Ja parashikimi, moti i keq rikthehet në fundjavë, priten përmbytje

moti-shiReshjet e shiut do të rikthehen në veri duke rritur sërish mundësinë e përmbytjeve.

Sinoptikanët kanë parashikuar që sasia e reshjeve në Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës dhe Krujë të arrijë në 80 milimetra përgjatë të premtes.

Lajda Porja, sinoptikane: “Të premten në mbrëmje dhe deri në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë pritet që i gjithë territori të ketë vranësira dhe shira me intensitet mesatar dhe të lartë. Zonat veriore pritet që të marrin 70-80 milimetra shi, ndërkohë zonat qendrore dhe zonat jugore do të marrin deri në 50 milimetra.”

Fundjava do të jetë me shi në të gjitha qytetet e vendit. Ndërsa temperaturat mendohet të zbresin duke e bërë motin të ftohtë në këtë fund vjeshte.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prekëse/ Nëna fekondon vezët e vajzës sterile, lind nipin e saj(Foto)

Mahnitëse sesi kjo nënë ka vepruar për ti treguar vajzës së saj ...