Bllokohet kalimi në Burrel, del nga shtrati lumi Mat, Fushë Krujë-Milot, e pa kalueshme

Vazhdon të jetë e përmbytur rruga “Fushë Krujë – Milot” ku lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe niveli i ujit në rrugë është tepër i lartë dhe i pakalueshëm për mjetet e vogla. Më problematike paraqitet gjendja në fshatin Derven, raportohet nga Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore.
Nga ana tjeter autostrada Tirane-Durres eshte hapur per qarkullim ne njerin sens ne oret e pasdites megjithese qytetaret keshillohen te evitojne levizjen ne kete segment.
14996290_331789360513700_342113776_nDuket se reshjet e shiut në very nuk kanë të ndalur, duke rënduar kështu gjendjen. Në Burrel, pas lajmit tragjik të mbytjes së një burri, tani mësohet se lumi Mat ka dal nga shtrati. Si rrjedhojë, është bllokuar rruga për në Burrel. Raportohet gjithashtu se rruga është bllokuar rreth 200 metrash duke e bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve të vogla. Shkaktare për këtë janë prurjet e shumta të lumit nga hapja e portave të Shkopetit dhe Ulzës. Po ashtu raportohet një paralajmërim për përmbytje në zonat fushore të Lezhës, por ende nuk është raportuar dicka e tillë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

korce-gruaja

Ngjarja makabër në Korçë, nëna e fëmijëve punonte në lokal nate(Foto)

Zbulohen të tjera detaje për ngjarjen makabër të ndodhur gjatë orëve të ...