Ja parashikimi i motit për ditën e sotme, 11 nëntor 2016

moti-shiKushtet e paqëndrueshme atmosferike do të mbeten prezent në vendin tonë dhe për pasojë vranësirat  dhe shirat do të jenë dominuese por intensiteti i tyre do të jetë i dobët.

Herë pas here do të ketë intervale me kthjellime. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave duke gjeneruar shira me intensitet mesatar dhe të ulët.
Më të dendura shirat do të jenë në zonat veriore të vendit. Në zonat malore në lartësinë mbi 900 metra do të ketë reshje të pakta dëbore. Shirat me intensitet të larte do të mbeten prezent gjatë natës.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshim të tyre duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

polici-treshe

Zbulohet ‘biznesi i pistë’ i policit, ofronte seks treshe bashkë me partneren e tij

Një punonjës policie i cili bënte dy punë është pezulluar nga detyra pasi ...