Moti keq, gjendje e rënduar në Tropojë, kërkohet ndërhyrja e ushtrisë(Foto)

2
Kliko per me shume info

14996290_331789360513700_342113776_nReshjet e shiut rëndojnë situatën dhe në Tropojë. Lajmi bëhet me dije nga deputetja demokrate e qarkut Kukës, Mimoza Hajdarmataj e cila ndodhet në Tropojë. Ajo raporton gjendjen e rëndë në atë zonë, duke deklaruar se rreth 15 shtëpi janë dëmtuar, si dhe ambulanca, ura dhe rrugët kryesore. Ajo kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të ushtrisë.
“Situata në Tropojë emergjente. Si pasoje e reshjeve te shumta si dhe te erës së forte, janë dëmtuar rëndë rreth 15 shtëpi banimi, ambulanca, ura dhe rrugë kryesore që lidhin qytetin me njësitë administrative si dhe lidhëse të fshatrave. Fshatra të tërë pa drita dhe rreziku për rrëshqitje tokash vazhdon të jetë permanent.Përrenj të tërbuar si ai i Murataj, Dedaj, Mejdan, Lug i Zi, Shudenicë etj. po rrezikojnë jetën e banorëve të fshatrave përreth. Në terren duhet te zbresin dhe forcat e ushtrise”, shkruan Hajdarmataj.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. Meqe e ka thane kjo me siguri qe do shkoje edhe ushtria. Biles, ka mundesi edhe UFO-t te vine sepse ka thene kjo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here