Moti keq sjell problem në energjinë elektrike, OSHEE: Ja zonat e prekura

energjiReshje të shumta të shiut në të gjithë vendin kanë sjell problem në energjinë elektrike. Për këtë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka ngritur Shtabin Qendror të Gatishmërisë dhe ato Rajonale, për garantimin dhe furnizimin me energji elektrike, të të gjithë abonentëve. Mësohet se në të gjithë territorin funksionojnë grupet e gatishmërisë për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e defekteve dhe marrjen e masave për likuidimin e avarive.

Po ashtu, OSHEE, ka raportuar zonat të cilat janë pa energji:

Rajoni Tiranë: Pjesërisht Prezë, Mezez, pranë kopshtit Botanik dhe rrugës “Stavri Themeli”;

Rajoni Durrës: Halil, Luz, Fushë Krujë; Qerret, Germenj, Bago/Kavajë;

Rajoni Kukës: N.Bashk Mal Zi+Kolsh dhe Surroj/Kukës
Ndërkohë, grupet e gatishmërisë po punojnë për riparimin sa më shpejtë të defekteve në fiderat dhe linjat e mbetur.

– Fidrat që furnizojnë spitalet, objektet të pushtetit qendror, vendor dhe konsumatorë të rëndësisë të veçantë janë gjithë në punë;

– Të gjitha linjat 35 kV dhe N/Stacionet janë në skeme normale furnizimi me energji elektrike.

Gjithashtu OSHEE vë në dispozicion edhe numrat e telefonit ku mund të telefonojnë qytetarët në rast mungese apo defektesh të energjisë elektrike.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-tirane

Mbahet peng e masakrohet një person në Tiranë, arrestohet autori

Një person është masakruar me dhunë fizike dhe është mbajtur peng për ...